Lidhje

Kthehet energjia elektrike ne Itali - 2003-09-28


Energjia elektrike u rikthye të dielën në Italinë veriore, disa orë pasi pothuajse i gjithë vendi me popullsi prej 58 milionë banorësh mbeti pa drita nga një defekt i rëndë i rrjetit elektrik.

Mijëra vetë u bllokuan nëpër trena në gjithë vendin dhe në metronë e Romës, ku po mbahej një festë për gjithë natën, kur u ndërpre energjia elektrike para se të zbardhte.

Zyrtarët e rrjetit energjitik italian thanë se një ndërprerje e shkurtër e energjisë që shkon nga Franca në Itali, mund të ketë shkaktuar defektin, por zyrtarët francezë të energjitikës thonë se ndërprerja kishte më shumë mundësi të kishte ndodhur nga prishja e një linje elektrike në Zvicër. //kk//

XS
SM
MD
LG