Lidhje

Bastisje në Tikrit, kërkohen përgjegjësit për sulmet kundër forcave të koalicionit - 2003-09-29


Një sulm me lëndë plasëse kundër një aukolone ushtarake amerikane la të vrarë një ushtar amerikan dhe plagosi një tjetër. Një zëdhënës ushtarak tha se lëndët plasëse shpërthyen në një rrugë, kur autokolona kaloi nëpër qytetin Habinijeh.

Njoftohet se forcat amerikane kundërsulmuan, të mbështetura nga avionë, tanke dhe helikopterë. Ky sulm pasoi bastisjet gjatë natës në 15 shtëpi të qytetit të lindjes së Sadam Huseinit, Tikrit.

Forcat irakiane të sigurimit, të mbështetura nga trupa amerikane ndalën katër persona, por nuk arritën të kapnin 12 nga 15 personat që sipas tyre mbajnë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve kundër forcave të koalicionit.

Ky ishte operacioni më i madh deri më sot i ndërmarrë së bashku nga forcat irakiane dhe trupa amerikane. Operacioni, të cilin e udhëhoqën vetë irakianët, kishte në shënjestër anëtarë të milicisë Fedajin, besnikë të Sadam Huseiniut.

//rd//

XS
SM
MD
LG