Lidhje

Hyn në fuqi  konventa e OKB-së kundër krimit të organizuar - 2003-09-29


Sot (29 shtator) hyri në fuqi një traktat i ri që cilësohet si gurë themeli në luftën kundër krimit të organizuar.

Zyra e OKB-së për drogën dhe krimin thotë se 147 vende, përfshi Kinën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Latine kanë nënshturar konventën e parë ligjore kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Marrëveshja i detyron shtetet të marrin masa të përbashkëta kontrolli kundër veprimtarive kriminale si larja e parave, korrupsioni, pengimi i drejtësisë dhe pjesmarrja në një gurp të organizuar kriminal. Marrëveshja e përkufizon grupin kriminal si tre ose më shumë njerëz që punojnë së bashku për të kryer krime serioze për përfitime materiale si përshëmbull rrëmbimet për shpërblesë, problem i madh në disa vende të Amerikës Latine.

Traktati përcakton rregulla të reja për ekstradimin dhe operacione të përbashkëta hetimore, në mënyrë që veprimtaritë kiriminale të mos maskohen më nga rregullat bankare.

Kombet e Bashkuara thonë se grupet e organizuara të krimit po përdorin teknologjitë e reja të komunikacionit për të realizuar fitime të mëdha nga kontrabanda me imigrantë dhe trafiku i qenieve njerëzore, veçanërisht i grave dhe fëmijëve.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 50 mijë gra dhe fëmijë futen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe detyrohen të punojnë si prostituta ose shërbyese. Eduardo Vetere, drejtor i zyrës së Kombeve të Bashkuara për parandalimin e krimit, thotë se konventa përmban edhe protokolle të tjera ligjore për të luftuar këtë dukuri. “Një nga shkeljet specifike, për të cilën ka protokoll shtesë, pasi ka hollësi të cilat nuk mund të mbuloheshin nga konventa, është mbrojtja kundër trafikut të qënieve njerëzore”. Zoti Vetere thotë se do të hyjnë në fuqi protokolle të tjera që kanë të bëjnë me kontrabandën e imigrantëve dhe trafikun e paligjshëm të armëve.

Kombet e Bashkuara kanë në plan të organizojnë një konferencë ndërkombëtare vitin e ardhshëm në Vienë për të vlerësuar ecurinë e konventës.

//rd//

XS
SM
MD
LG