Lidhje

Irani mohon prodhimin e uraniumit të pasuruar - 2003-09-29


Një zyrtar iranian pranoi se gjurmë të uraniumit të pasuruar ishin gjetur edhe në një objekt të dytë iranian, por shton se materiali duhet të ketë ardhur nga një vend tjetër.

Përfaqësuesi i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se inspektorë ndërkombëtarë dhe zyrtarë vendas kishin mbetur të habitur nga zbulimi i uraniumit. Zyrtari iranian theksoi se kërkohet punë e gjatë nga shumë centrifugë për prodhimin e llojit të materialit të gjetur në dy objektet iranine dhe se në atë vend nuk është zhvilluar një veprimtari e tillë.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret në armët bërthamore. Agjencia Ndrëkombëtare e Energjisë Atomike i ka dhënë Iranit afat deri në fund të tetorit që të provojë se nuk ka një program armësh bërthamore.

//rd//

XS
SM
MD
LG