Lidhje

Laura Bush përfaqëson SHBA në ceremoninë e kthimit të Amerikës në UNESCO - 2003-09-29


Zonja e Parë, Laura Bush, tha se puna e Uneskos është sot më e rëndësishme se çdo herë më parë për shkak të sfidave me të cilat përballet sot bota.

Zonja Bush e bëri këtë koment në Paris në Konferencën e Përgjithshme të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kuluturë. Fjalimi i saj shënoi kthimin e Amerikës në gjirin e Uneskos pas një mungese prej 20 vjetësh.

Zonja e Parë amerikane u tha delegatëve se Uneskoja mund të ndihmojë në arritjen e paqes duke përhapur vlera që do të ndihmojnë përpjekjet për mposhtjen e terrorit dhe do të çojnë në krijimin e një bote më të sigurt dhe më të mirë.

Vitin e kaluar, Presidenti Bush tha se Uneskoja kishte zbatuar reforma dhe bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do të ktheheshin në organizatë.

//rd//

XS
SM
MD
LG