Lidhje

Bush: përhapja e armëve të shkatërrimit në masë një nga sfidat më të mëdha - 2003-09-30


Më 23 shtator, Presidenti Bush tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se një nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet sot bota, është përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

“Regjime të jashtëligjshme që kanë armë bërthamore, kimike dhe biologjike, si edhe mjetet për t’i hedhur ato, do të ishin në gjendje të përdornin shantzhin dhe të krijonin kaos në rajone të tëra. Këto armë mund të përdoren nga terroristë për të shkaktuar katastrofa dhe vuajte në një shkallë aq të gjerë sqë ne nuk mund ta përfytyrojmë. Gërshetimi vdekjeprurës i regjimeve të jashtëligjshme, rrjeteve terroriste dhe armëve të shkatërrimit në masë, tha Presidenti Bush, është një rrezik që nuk mund të mospërfillet dhe as nuk mund të zhduket me fjalë”.

Një mënyrë për të ndalur përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, tha Presidenti Bush, është sigurimi i materialeve më të rrezikshme në burimet e tyre: “Për më shumë se dhjetë vjet, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me Rusinë dhe republika të tjera ish sovjetike për çmontimin, asgjësimin ose sigurimin e armëve dhe të materialeve të rrezikshme, të mbetura nga një periudhë tjetër. Në takimin e vitit të kaluar në Kanada, vendet anëtare të Tetshes ranë dakord të sigurojnë deri në 20 miliardë dollarë, gjysma e kësaj shume nga Shtetet e Bashkuara, për të financuar luftën kundër përhapjes së këtij rreziku gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Qysh atëherë, tha Presidenti Bush, edhe gjashtë vende të tjera janë bashkuar me këto përpjekje. Por, është nevoja që ky shembull të ndiqet edhe nga shumë vende tët jera”.

Presidenti Bush tha se është bërë përparim edhe në përpjekjet për të bllokuar transportimin e armëve të shkatërrimit në masë, të sistemeve për hedhjen e tyre dhe të materialeve për prodhimin e tyre. “Nëpërmjet nismës sonë për sigurinë dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe të materialeve të rrezikshme, tha Presidenti Bush, 11 vende po përgatiten të kontrollojnë avionë dhe anije, trena dhe kamiona që transportojnë ngarkesa të dyshimta, dhe të konfiskojnë ngarkesa me armë dhe raketa që ngjallin shqetësim për sa i përket përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Dhe ne, theksoi udhëheqësi amerikan, po punojmë për zgjerimin e kësaj nisme edhe në vende të tjera”.

Për shkak se nevojitet bashkëpunimi më i gjerë që mund të arrihet, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë të re mbi mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe të materialeve të rrezikshme. Presidenti Bush se në këtë rezolutë duhet t’u bëhet thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së ta shikojnë si krim përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe të miratojnë ligje të rrepta mbi kontrollin e ekportit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të sigurojnë materialet e rrezikshme.

Të gjitha vendet, theksoi presidenti Bush, duhet të kenë urtësinë dhe vullnetin të ndalin kërcënimet e rrezikshme para se ato të bëhen realitet.//xh//

XS
SM
MD
LG