Lidhje

Kalendari Historik 7 tetor - 2003-10-01


Më 7 tetor të vitit 1765, përfaqësuesit e 9 prej 13 kolonive britanike në Amerikë u mblodhën në New York për të diskutuar ligjin e pullave, një taksë që Britania e kishte vënë për një sërë dokumentesh publike. Parlamenti britanik thoshte se taksa shërbente për të mbajtur trupat britanike në Amerikë. Parlamenti besonte se shtetasit britanikë të kolonive nuk do të kundërshtonin sepse ushtria britanike kishte ndihmuar për dëbimin e trupave franceze nga Kanadaja dhe për pengimin e indianëve që të dyndeshin në kufijtë e kolonive. Por përfaqësuesit në Kongresin për ligjin e pullave u bënë jehonë protestave publike, se kolonitë kishin dhënë ndihmesën e tyre gjatë luftës. Ndoshta ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se protestuesit dhe kuvendi këmbëngulnin se ligji i pullave shkelte të drejtat e kolonistëve si shtetas britanikë, pasi ata nuk përfaqësoheshin në parlamentin që vinte taksat. Kongresi i ligjit të pullave theksoi se vetëm legjislaturat e kolonive kishin të drejtë të vinin taksa dhe e dënonin këtë masë në një peticion drejtuar mbretit dhe parlamentit.

Më 7 tetor të vitit 1963, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, nënshkroi një dokument për ratifikimiin e Traktatit për Ndalimin e Provave Bërthamore. Traktati i nënshkruar me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik ndalonte provat e këtyre armëve në oqean, në atmosferën e tokës dhe në hapësirë. Presidnti Kennedy tha se shtrirja e traktatit ishte e kufizuar, por mesazhi i shpresës ishte dëgjuar dhe kuptuar në të gjithë botën.

Në dy dekadat e para të ekzistencës së saj, periudha e energjisë bërthamore ka qënë e mbushur me frikë, por asnjëherë e pa shpresë. Sot, frika është pak më e vogël dhe shpresa pak më e madhe. Për herë të parë ne kemi mundur të arrijmë marrëveshje që kufizojnë rreziqet e kësaj epoke. Deri në fund të vitit 1963, më shumë se 100 vende kishin nënshkruar Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. //rd//

XS
SM
MD
LG