Lidhje

Departamenti amerikan i drejtësisë kërkon t’i hiqet shtetësia amerikane një serbi - 2003-10-01


Departamenti amerikan i drejtësisë i ka kërkuar një gjykate federale t’i heqë shtetësinë amerikane një serbi që akuzohet se ka marrë pjesë në masakrimin nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Zyrtarët e kanë akuzuar 78-vjeçarin Josias Kumpf, i cili jeton në Racine të shtetin Wisconsin se ka gënjyer për të kaluarën e tij, kur ka ardhur në Shtetet e Bashkura në vitin 1956.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti Kumpf ishte roje në 5 kampe të ndryshme naziste përqëndrimi, përfshirë atë të Trawniki-t në Poloni, ku 7 mijë hebrenj, burra, gra e fëmijë, u masakruan brenda një dite në nëntor të vitit 1943.

Në ankesën e Departamentit të Drejtësisë thuhet se zoti Kumpf e kishte pranuar se ishte në Trawniki dhe u ka thënë hetuesve amerikanë se ka patur urdhër të bënte roje e të pengonte të burgosurit të mos arratiseshin.

Drejtori i Zyrës amerikane të Hetimeve Speciale, Eli Rosenbaum, thotë se askush që ka marrë pjesë në një brutalitet të tillë tronditës, nuk e meriton privilegjin të ketë shtetësi amerikane. Zoti Kumpf e mori shtetësinë në vitin 1964.

//ze//

XS
SM
MD
LG