Lidhje

Disa sugjerime të komisionit mbi diplomacinë amerikane - 2003-10-01


Një komision i zgjedhur nga administrata e presidentit Bush, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndryshojnë rrënjësisht diplomacinë e tyre publike, për të përmirësuar imazhin tashmë të dëmtuar në sytë e botës arabe dhe muslimane.

Në një raport të publikuar sot dhe të titulluar ”Si të ndryshojmë mendjet dhe të fitojmë paqen”, komisioni thotë se ndjenjat antiamerikane kanë arritur nivele tronditëse, me zemërimin në rritje që ka shkaktuar lufta në Irak dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

Në rekomandimet e komisionit përfshihet krijimi i postit të një drejtori për diplomacinë publike në Shtëpinë e Bardhë, ndërtimi i bibliotekave dhe qendrave të informacionit në vendet me popullsi kryesisht myslimane, shtimi i bursave dhe kurseve për folësit e gjuhës arabe në Shtetet e Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG