Lidhje

Paraqitet në Kongres raporti i parë mbi kërkimin e armëve të shkatërrimit në masë në Irak - 2003-10-02


Kryeinspektori i administratës së Presidentit Bush për armët në Irak pritet të paraqesë në Kongres raportin e tij të parë lidhur me kërkimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Dëshmia e zotit David Kay përpara komisioneve të Senatit dhe dhomës për çështjet e zbulimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe raporti i tij nuk do të bëhet publik.

Por zyrtarë të CIA-s kanë thënë se materiali nuk përmban konkluzione përfundimtare dhe se ai do të jetë thjesht raporti i parë mbi hapat e bëra në kërkimin e armëve.

Njoftime të mëparshme kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë sipas të cilëve inspektorët pranojnë në raportin e tyre fillestar se në Irak nuk janë gjetur armë bërthamore, kimike ose biologjike.//ii

XS
SM
MD
LG