Lidhje

Sekretari Powell tha se SHBA do të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen diplomatike të krizës me Korenë e Veriut - 2003-10-02


Sekreatari amerikan i Shtetit, zoti Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike të krizës bërthamore me Korenë e Veriut, megjithë pretendimet e Penjanit se po vazhdon të zhvillojë armë bërthamore.

Sekretari Powell tha se deklarata e djeshme e Koresë së Veriut ishte hera e tretë që ky vend thotë se kishte përfunduar përpunimin e shufrave bërthamore nga një reaktor që u rihap vitin e kaluar.

Zoti Powell tha se Uashingtoni nuk ka fakte për të konfirmuar deklaratat koreanoveriore.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut bëri të ditur se Penjani kishte zgjidhur ato që i cilësoi si çështje teknologjike lidhur me shufrat bërthamore. Korea e Veriut ka deklaruar se po përdor plutonin e nxjerrë nga rreth 8 mijë shufra të përdorura bërthamore për të rritur arsenalin e vet bërthamor. Tetë mijë shufra bërthamore të përpunuara do t’i jepnin këtij vendi një sasi të mjaftë plutoni për të prodhuar edhe 6 armë të tilla.

//ze//

XS
SM
MD
LG