Lidhje

Shvarceneger kërkon të fitojë garën për guvernator të Kalifornisë - 2003-10-03


Pjesëmarrësi ndoshta më i njohur midis kandidatëve për guvernator të Kalifornisë është aktori Arnold Shvarceneger.

56 vjeçari Arnold Shvarceneger, heroi i filmave të Hollivudit, po ndërmer tani ndoshta rolin më të vështirë, kandidaturën për guvernatorin e ardhshëm të Kalifornisë.

Personi që luajti në më shumë se 40 filma po shfrytëzon pjesërisht emrin e tij si aktor për ta ndihmuar atë të sigurojë postin më të lartë të shtetit. “Ky është hapi i ardhshëm në fushatën për guvernator të Kalifornisë dhe për tia kther qeverinë popullit.”

Zoti Shvarceneger, i cili shikohet nga analistët politikë si një republikan i moderuar, ka zhvilluar fushatë në gjithë shtetin, duke u thënë votusve se ka ardhur koha për ndryshime. “Tani është rradha e popullit. Jam lodhur duke dëgjuar politikanët që thonë se nuk mund ta bëjmë këtë apo atë. Unë do të jem guvernatori që beson në atë që mund të bëjë Kalifornia.”

Në se fiton zgjdhjet, ky do të ishte një kapitull tjetër dinamik në jetën mahnitëse të Arnold Shvarcenegerit. Arnold lindi në Austri dhe u rrit në një fshat të varfër bujqësor në Alpe. Babai i tij e nxiti që të angazhohej në atletikë. Në moshën 15 vjeçare, ai filloi të merrej me ngritje peshash dhe në moshën 20 vjeçare kishte marrë 20 tituj, përfshirë edhe Zoti Princ i Universit.

Më vonë ai erdhi në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 1983 u bë qytetar amerikan. Në vitin 1986, ai u martua me Maria Shriver, mbesa e ish presidentit John Kennedy.

Që kur njoftoi kandidaturën e tij, ai nuk ka dhënë hollësi se si do t’i zgjidhë problemet e Kalifornisë. Kritikët thonë se atij i mungon përvoja e nevojshme për të drejtuar shtetin. Ai është kritikuar gjithashtu për komente që ka bërë në vitin 1977 kur pranoi të kishte përdorur maruanë dhe të ishte angazhuar në sek në grup. Tani pas më shumë se 20 vjetësh, ai thotë se këto komente ishin pjesë e përpjekjeve të tij për të qënë i sukseshëm në sport.

Analisti i çështjeve politike, Mark Halperin, thotë se gabimet e së kaluarës nuk do të dëmtojnë shanset e tij gjatë fushatës për guvernator të Kalifornisë. “Ekipi i Shvarcenegerit mendon se kjo është fushatë e shkurtër dhe rreth tij nuk do të bëhen hetime të hollësishme rreth çështjeve kontradiktore, që kanë të bëjnë me të, ashtu siç do të ndodhte në do të kishin të bënin me një fushatë të rregullt.”

Zoti Shvarceneger dhe guvernatori i tanishëm Gray Davis e kanë kritikuar njeri tjetrin çdo ditë. “Davis nuk i pëlqen mënyra se si unë e shqiptoj emrin e Kalifornisë. Por ka shumë fjalë të tjera që atij nuk i pëlqejnë. Atij nuk i pëlqen të dëgjojë fjalët vende të humbura puna. Atij nuk i pëlqejnë fjalët ndërprerje e rrymës elektrike, kriza energjetike dhe pa tjetër që atij nuk i pëlqen fjala rivotim.”

Në qoftë se votuesit në Kaliforni, thonë analistët politikë, vendosin ta zëvëndësojnë guvernatorin e tyre, Arnold Shvarceneger ka një mundësi të shkëlqyer për të fituar garën. Në se kjo ndodh, thonë analistët, do të ishte një arritje e sukseshme për një prej artistëve më të pasur të botës e ndoshta guvernator i shtetit amerikan me popullsi më të madhe.

//rd//

XS
SM
MD
LG