Lidhje

Presidenti Bush mbron vendimin për ndërhyrjen ushtarake në Irak megjithë kritikat në rritje - 2003-10-03


Kërcënimi i menjëhershëm i armëve irakiane të shkatërrimit në masë ishte justifikimi më i madh që paraqiti presidenti Bush për përmbysjen e regjimit të Sadam Husseinit.

Por, pas thuajse 6 muaj kërkimesh, kryeinspektori amerikan i armëve, David Kay, thotë se ekipi i tij nuk ka gjetur ende armë në Irak.

Presidenti Bush e mbështeti përsëri sot vendimin e tij për fillimin e luftës në Irak. Në një fjalim që mbajti në shtetin e Wisckonsinit, presidenti Bush tha se raporti fillestar tregon se Iraku nuk po vepronte në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, që kërkojnë kufizimin e prodhimit të armëve. "Sadam Husseini e mashtroi vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar, ai shkeli hapur Rezolutën 14-41 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përbënte rrezik për mbarë botën. Bota është një vend më i sigurtë pa Sadam Husseinin", tha presidenti.

Ndërsa në raportin fillestar thuhet se inspektorët amerikanë nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë, zoti Kay thotë se kjo nuk do të thotë se nuk ka armë të tilla. Ai thotë se inspektorët kanë zbuluar se Iraku po zhvillonte një program për prodhimin e raketave me rreze më të gjatë veprimi se sa kufiri prej 1 mijë kilometër të caktuar nga Kombet e Bashkuara. Zoti Kay thotë se ekipit të tij do t’i duhen të paktën edhe 6 muaj për të përfunduar punën e vet.

//rd//

XS
SM
MD
LG