Lidhje

Festohet 13 vjetori i  ribashkimit të Gjermanisë - 2003-10-03


Gjermania po feston sot 13 vjetorin e ribashkimit, pavarësisht nga problemet e mëdha ekononike dhe papunësia në rritje, veçanërisht në pjesën ish-komuniste lindore të vendit.

Duke folur në një ceremoni në qytetin lindor të Magdeburgut, kancelari Gerhard Schroeder u tha gjermanëve se ata nuk duhet t’i ndalin përpjekjet për të plotësuar procesin e ribashkimit. Ai u kujtoi atyre se i pret ende një rrugë e vështirë përpara dhe se Gjermania ka një përgjegjësi të posaçme për përparimin ekonomik të Evropës.

Gjermania u ribashkua në tetor të vitit 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të 50 vjetëve të ndarjes politike në Evropë.

//ze//

XS
SM
MD
LG