Lidhje

Presidenti Bush: kalimi i Irakut në vetë-qeverisje është një proces i ndërlikuar - 2003-10-04


Presidenti Bush tha se kalimi i Irakut në vetë-qeverisje është një proces i ndërlikuar. Ai këmbënguli se do të duhet kohë që të krijohet besimi dhe shpresa, pas debadash shtypjeje dhe frike. Presidenti tha se përparim po bëhet dhe se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë premtimin e tyre që t’i kthejnë Irakut vetë-qeverisjen.

Presidenti Bush tha se 750 ushtarë në batalionin e parë të një ushtrie të re irakiane të stërvitur nga amerikanët u bashkuan me më shumë se 80 mijë irakianët, që mbrojnë tanimë vendin e tyre si roje policore dhe të kufirit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha se forat e reja të sigurimit irakian nuk do t’i shërbejnë më interesave të Sadam Huseinit, por përkundrazi do të zbatojnë ligjet e drejta të një demokracie të re.

“Kalimi në një sistem vetë-qeverisës është një proces i ndërlikuar sepse duhet kohë për të krijuar besim dhe shpresë pas disa debadash shtypjeje dhe frike. Megjithatë, ne po bëjmë përparim të vazhdueshëm dhe ne do ta mbajmë premtimin tonë për t’ia kthyer popullit irakian qeverinë vet, sa më parë që të jetë e mundur.”

Sot në Bagdad, shpërtheu dhuna midis trupave amerikane dhe një grumbulli ish ushtarësh irakianë, që prisnin pagat e prapambetura. 6 ish ushtarë irakianë u plagosën. Forcat e koalicionit vranë gjithashtu një irakian gjatë një demonstrate në qytetin jugor të Basrës.

Dje vonë, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos nga zjarri me granadë dhe me armë të vogla.

Në një propozim për financimin operacioneve gjatë kohës së luftës, zoti Bush ka përfshirë fonde për stërvitjen e ushtrisë, policisë, personelit në raste urgjente si dhe për ngritjen e sistemit juridik.

//ze//

XS
SM
MD
LG