Lidhje

Një ish-anëtar i qeverisë britanike akuzon kryeministrin Blair - 2003-10-05


Një ish-anëtar i kabinetit britanik tha se Kryeministri Tony Blair e dinte para luftës në Irak se Sadam Huseini nuk kishte armë të shkatërrimit në masë që përbënin një kërcënim të menjëhershëm.

Ish-Sekretari i jashtëm britanik, Robin Cook, tha se mosmarrëveshjet lidhur me luftën mes ministrave të kabinetit arritën në atë pikë që ai e cilësoi si “kryengritje”.

Pretendimet e zotit Cook janë përfshirë në një libër të tij, fragmente të të cilit janë botuar në gazetën e Londrës, Sunday Times. Një zëdhënës i qeverisë thotë se është absurde të mendohet se zoti Blair është shprehur para luftës që Iraku nuk kishte armë të shkatërrimit në masë.

Zëdhënësi tha se pikpamjet e kryeministrit Blair mbi Irakun nuk kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Një ish ministër tjetër britanik, ish-sekretari i kulturës, Chris Smith, i tha sot agjencisë së lajmeve Associated Press se mendon që arsyeja kryesore e zotit Blair për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftë ishte që të ruante marrëdhëniet e mira amerikano-britanike.

Kryeministri Blair ishte mbështetësi më i fortë i presdidentit Bush në luftën kundër Irakut, ku dislokoi dhjetëra mijëra trupa për të përmbysur nga pushteti Sadam Huseinin.

Zoti Cook dha dorëheqjen këtë vit nga posti i partisë laburiste në Dhomën e Komuneve për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mbështetejes së kryeministrit për luftën. Ai ka thënë se informacioni i zbulimit britanik lidhur me programet irakiane të armëve kimike dhe biologjike duket se është ekzagjeruar.//kk//

XS
SM
MD
LG