Lidhje

Ashpërsohet lufta për postin e guvernatorit në Kaliforni - 2003-10-05


Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gray Davis, dhe kandidati kryesor republikan, Arnolt Shvarceneger, që përpiqet ta zëvëndësojë atë, po shkëmbejnë fjalë të ashpra në prag të zgjedhjeve të së martës për guvernator të Kalifornisë.

Të shtunën, zoti Davis shprehu kritika të ashpra për zotin Shavarceneger lidhur me akuzat se për vite me radhë ai ka prekur gratë në mënyrë të papërshtatshme.

Guvernatori Davis u tha përkrahësve të tij në një tubim fushate në San Diego se kandidati republikan mund të ketë kryer një krim. Zoti Shvarceneger ka kërkuar falje në publik për ato që ai i cilësoi si sjellje fyese ndaj grave gjatë xhirimit të filmave, por ka mohuar akuzat për krime seksuale. //kk//

XS
SM
MD
LG