Lidhje

New York: Një tigër dhe një krokodil mbaheshin si kafshë shtëpiake - 2003-10-05


Policia gjeti një tigër me peshë afro 180 kilogramë dhe një krokodil të gjatë 1 presje 5 metra në një apartament të vogël në qytetin e New Yorkut.

Autoritetet thanë të shtunën se shkuan në apartament, pas telefonatave anonime se një burrë po mbante kafshë të egra.

Zyrtarët thonë se Antoine Yates ishte i zoti i kafshëve. Ai ishte mjekuar në fillim të kësaj jave për plagë kafshimesh në krah dhe në këmbë.

Zoti Yates kishte thënë se e kishte kafshuar një qen. Ai përballet tani me akuzat për vënie në rrezik të të tjerëve. Autoritetet e dalluan tigrin pasi hapën një vrimë në derën e apartamentit.

Më pas një snaiper i policisë qëlloi nga jashtë ndërtesës me qetësues për ta bërë të parrezikshme kafshën. Zyrtarët thanë se tigri do të transferohej në një kopsht zoologjik në Ohajo.//kk//

XS
SM
MD
LG