Lidhje

Ç'ka ndodhur me 40-orëshin e punës? - 2003-10-06


Gary është një 30-vjeçar nga qyteti i New Yorkut, me profesion programues kompjuteri. Ai i kërkoi Zërit të Amerikës të mos ja përmendin emrin e plotë, për arsye se do të flasë për punëdhënin e tij, i cili i kërkon të punojë 55 deri në 60 orë në javë.

Kjo ndikon në jetën time. Më duhet t’i laj rrobat në orën 11 të natës, nuk mund t’i çoj më rrobat në pastrimin kimik, se dyqani mbyllet kur unë kthehem nga puna. Nuk mund të bëj asnjë plan për fundjavën, sepse mund të më duhet t’i anuloj. Dhe veç të tjerash, më shqetëton shumë ideja e orëve të zgjatura të punës, -thotë Gary.

Dhe Gary nuk është i vetëm. Sipas Peter Kuhn, ekonomist në Univeristetin e Kalifornisë, Santa Barbara, një e pesta e burrave amerikanë punojnë më tepër se 50 orë në javë. Shumica e tyre janë me univeristet, si Gary, që ka një punë zyre. Që nga mesi i viteve ’70, në radhët e 20 për qindshit më të paguar të punonjësve të zyrave, është dy-fishuar numri i burrave që punojnë 50, apo më tepër orë në javë. Profesori Kuhn thotë se paga shtesë është pjesë e arsyes përse njerëzit punojnë me orë të zgjatur. Por profesori thotë se punonësit e zyrave preferojnë të punojnë me orë të zgjatura, për shkak të pasigurisë për vendin e punës.

Kjo do të thote se kemi të bëjmë me një ndjenjë pasigurie në radhët e punojnësve të kualifikuar, prandaj ata punojnë me orë të zgjatura...-thotë profesori Kuhn.

Por profesoi Kuhn thotë se në fakt, arsyeja është se punëdhënësit kërkojnë që punonjësit e tyre të kualifikuar të punojnë me orë të zgjatura, për faktin se në Shtetet e Bashkuara ka mungesë të punojnësve të kualifikuar, sidomos në ato të teknologjisë të lartë...Por Gary thotë se ideja e pasigurisë për vendin e punës kultivohet nga vetë punëdhënësit.

Por mungesa e punonjësve të kualifikuar nuk është arsyeja e vetme që java e punës është shtuar për një numër të madh amerikanësh. Kjo është gjithashtu një masë kursimi për punëdhënësit..., të cilët mendojnë se u kushton më pak të japin pagë shtesë për punonjësit me orë të zgjatura, se sa të punësojnë me orar të plotë punonjës të tjerë, kur secili kërkon paketën e përfitimeve të tjera nga vendi i punës, si leja e zakonshme, sikuracionet, etj. Në se që ligji i ri i propozuar nga Presidenti Bush miratohet, disa punëdhënësve, nuk do t’u duhet të paguajnë as për orët e zgjatura të punës. Shtëpia e Bardhë po përpiqet që të miratohet një ligj, i cili do të përjashtonte rreth 8 milionë njerëz nga pagesën për punën me orë të zgjatura, ligj i cili u miratua në vitin 1940, i njohur si me Akti i Standarteve të Drejta për Punën. Ligji i propozuar nuk do të ndikonte tek Gary, me profesion programues kompjuteri. Si një profesionist që paguhet me rrogë, ai nuk ka të drejtë të paguhet për orët e zgjatura, por Gary thotë se nuk është çështja e parave që e bën atë të mos jetë i lumtur në punë.

Mendoj se ajo për të cilën kam unë nevojë, është një sasi e mjaftueshme parash për të jetuar dhe për të kursyer diçka, por mbi të gjitha, unë vlerësoj kohën time të lirë, më tepër sparatë, -thotë Gary.

Për këtë arsye, Gary po kërkon një punë tjetër... dhe kur të takohet me punëdhënësin tjetër, ai ka në plan t’ja ngrejë atij problemin e orëve të zgjatura të punës.

Por profesor Kuhn thotë se java me orë të zgjatura do të vazhdojë, të paktën për punonjësit e zyrave.

Pra, nuk ka asnjë lloj ngushëllimi për Garyn, i cili kohët e fundit është fejuar dhe thotë se tani ai e kupton se ç’donin të thonin punonjësit amerikanë në vitet ’20, kur kërkonin me insistim që dita e punës të ishte 8-orëshe.// lk //

XS
SM
MD
LG