Lidhje

Parlamenti i Turqisë miraton dërgimin e trupave në Irak - 2003-10-08


Parlamenti i Turqisë votoi për të dërguar trupa në Irak, por disa anëtarë të Këshillit Qeverisës Irakian thanë se nuk i duan turqit në vendin e tyre. Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e parlamentit të Turqisë, nëpërmjet të cilit mund të autorizohet dislokimi i deri 10 mijë trupave. Zyrtarë amerikanë thonë se shqetësimeve ndërmjet pjesëtarëve të Këshillit Qeverisës Irakian për këtë dislokim mund t’u gjendet zgjidhja.

Administrata e Presidentit Bush është përpjekur në mënyrë aktive për një rol paqeruajtës në Irak nga ana e Turqisë, vend i madh mysliman dhe aleat i Amerikës. Zyrtarët në Departamentin e Shtetit thonë se besojnë që një prani turke do të kontribuonte për sigurimin e Irakut, megjithë kundështimin e hapur nga ana e disa pjesëtarëve të Këshillit Qeverisës Irakian. Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Richard Boucher, tha se zyrtarët amerikanë do të punojnë me Këshillin Qeverisës Irakian dhe shpresojnë të arrijnë së bashku në një përfundim rreth dislokimit të trupave turke.

”Besojmë se këto probleme mund të zgjidhen, duhet të zgjidhen, sepse pikëpamja jonë-bazë është se trupat turke mund të konribuojnë për qendrueshmërinë, gjë që është pozitive për Irakun dhe përparimin e popullit irakian”.

Një diplomat i lartë në Departamentin e Shtetit, u shpreh se dislokimi mund të planifikohet në mënyrë të tillë që të ketë parasysh shqetësimet irakiane Ai shtoi se trupat turke do të dislokohen në Irakun Qendor dhe jo në veriun e banuar kryesisht nga shumica kurde, ku kundërshtimi ndaj pranisë turke është më i fortë.

//ze//

XS
SM
MD
LG