Lidhje

Izraeli dërgon ushtarë shtesë në Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazës - 2003-10-08


Izraeli dërgoi ushtarë shtesë rezervistë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe po shqyrton mundësinë e mobilizimit të rezervistëve të tjerë për shkak të paralajmërimeve të reja rreth sulmeve të planifikuara terroriste.

Gazeta Haretz thotë se ushtria ka informacion se pesë grupe të ndryshme terroriste po përpiqen të dërgojnë autorë shpërthimesh vetëvrasëse në Izrael. Në të njëjtën kohë, Izraeli zgjati për një kohë të pacaktuar mbylljen e territoreve palestineze, duke thënë se duhet të mbrojë izraelitët nga sulme gjatë festivalit hebraik Sukkot që fillon të premtën në mbrëmje dha vazhdon deri më 18 tetor.

Ndërkohë, kryeministri palestinez, Ahmed Koreia, ka propozuar zhvillimin e negociatave për arritjen e një armëpushimi me Izraelin, por zëvendës-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, e hodhi sot poshtë zyrtarisht ofertën palestineze. Ai tha se Izraeli do të shqyrtojë mundësinë e një armëpushimi pasi Autoriteti Palestinez të veprojë në mënyrë vendimtare kundër terrorit. Zoti Koreia ka thënë se nuk do të ndërmarrë ndonjë fushatë kundër ekstremistëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG