Lidhje

Mijëra irakianë protestojnë kundër pranisë amerikane - 2003-10-09


Gjatë shërbimit të përmortshëm për dy irakianë që u vranë mbrëmë në luftime me trupa amerikane, mijëra irakianë myslimanë të sektit shiitë protestuan sot kundër pranisë ushtarake amerikane në Irak.

Demonstruesit hidhnin parulla të tilla si Jo Amerikanë, ndërkohë që shoqëronin arkivolet e dy irakianëve të vdekur. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se luftimet shpërthyen pasi një grup civilësh i drejtoi trupa amerikane për në një lagje shiite të Bagdadit, ku ndeshën në pritë.

Nënkoloneli George Krivo thotë se sulmi kundër patrullës ushtarake në lagjen Qyteti Sadër, la dy ushtarë amerikanë të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur. Incidenti ndodhi vetëm pak orë pasi autori i një sulmi vetëvrasës hyri me makinën e tij bombë në një komples policie në të njëjtën zonë dhe aktivizoi lëndët plasëse, duke shkaktuar vdekjen e 10 vetave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Deri tani, askush nyuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. 6 persona të tjerë humbën jetën dje në sulme të veçanta në Irak, pikërisht 6 muaj pasi Bagdadi ra në duart e forcave amerikane. //rd//

XS
SM
MD
LG