Lidhje

Komandanti i NATO-s thotë se aleanca duhet të vazhdojë praninë në Kosovë - 2003-10-11


Komandanti suprem i NATO-s tha të premten se gjendja në Bosnje është stabilizuar deri në atë pikë saqë trupat aleate të tërhiqen që atje vitin e ardhshëm.

Gjenerali amerikan, James Jones, tha se ekzistojmë mundësi reale për t’i dhënë fund misionit ushtarak të NATO-s në Bosnje vitin e ardhshëm.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, gjeneral Jonesi tha se trupat e NATO-s, duke përfshirë edhe 1500 ushtarë amrikanë mund të tërhiqen, duke e lënë sigurimin në duart e forcave të policisë.

“Nuk është e paarsyeshme të mendosh se po vazhdoi qetësia e tanishme pa ndryshime të papritura dhe po vazhdoi evoluimi i institucioneve të mirëfillata të qeverisjes që po hedhin rrënjë në vend si dhe masat me rezultate pozitive që po merren në Bosnje, gjatë disa muajve ne mund të shikojmë zhvillime më pozitive nga ato të deritanishmet”.

Për sa i përket Maqedonisë, një tjetër pikë e nxehtë në Ballkan, gjenerali Jones tha se deri në fund të këtij viti, pjesa më e madhe e forcave të NATO-s do të largohet, duke u dhënë fund operacioneve në atë vend.

Por komandanti i NATO-s tha se për sa i përket Kosovës atje duhet të vazhdojë prania ushtarake. Ai vuri në dukje se ka patur kohët e fundit veprime me dhunë por NATO-ja beson se ka forca për t’i shuar ato. Në Kosovë janë të stacionuara rreth 2 mijë e 200 trupa amerikane.

Pakësimi i trupave amerikane në Ballkan konsiderohet një nga përparësitë e Pentagonit për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së forcave ameriane që kanë qënë të ngarkuara së tepërmi për shak të luftërave në Irak dhe Afganistan.//kk//

XS
SM
MD
LG