Lidhje

Kosovë: Kryeministri Rexhepi nuk do të marrë pjesë në bisedimet Pirshtinë-Beograd - 2003-10-12


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi nuk do të marrë pjesë në bisedime për çështje praktike midis Prishtinës dhe Beogradit të cilat fillojnë më 14 tetor në Vjenë.

Zoti Rexhepi iu drejtua të dielën qytetarëve të Kosovës duke thënë se nuk është as vendi as koha për këto bisedime. Tani për tani ndaj qëndrimit të zotit Rexhepi nuk ka patur reagime.

Presidenti Rugova dhe kryetari i parlamentit kanë deklaruar se do të marrin pjesë në bisedime.

Ndërkohë Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq deklaroi të dielën se dialogu i ardhshëm mes Beogradit e Prishtinës në Vjenë, paraqet fitorën e palës serbe dhe shtoi se pret që këto bisedime do të jenë rast që pala shqiptare ta marrë pjesën e vet të përgjegjësisë politike e praktike për gjendjen në Kosovë.

Kryeministri serb thënë se delegacioni i Beogradit për bisedimet e 14 tetorit në Vjenë është i kompletuar, por nuk deshi të deklarojë emrat e anëtarëve./kk/

XS
SM
MD
LG