Lidhje

Fushata presidenciale amerikane: demokratët - 2003-10-13


Që nga viti 1972, ngjarja e parë kryesore në vitin e fushatës presidenciale janë zgjedhjet paraprake partiake në shtetin Iowa. Kandidatët demokratë po punojnë në qytete dhe zonat urbane të shtetit, duke biseduar me njerëzit që mund të marrin pjesë në një nga gati 2 mijë tubimet partiake që do të organizohen atje më 19 janar. Materiali në vazhdim na njeh me ecurinë e fushatës presidenaciale në shtetin Iowa.

Në reklamat e tij të fushatës, anëtari i Kongresit Dick Gephardt flet për çështjet ekonomike, kritikon presidentin Bush për kalimin nga suficiti në defiçit dhe shkurtimin e taksave për të pasurit. Rebublikanët ende nuk e kanë intensifikuar fushatën, pasi ata e kanë kandidatin e tyre. Tani për tani, fushata në Iowa është betejë vetëm midis demokratëve.

Të gjithë kandidatët po sulmojnë presidentin Bush lidhur me ekonominë, pasi siç thotë zëdhënësi i Partisë Demokraike për shtetin Iowa, Mark Daley, kjo është çështja më e rëndësishme për banorët e këtij shteti.

”Këtë vit, çështja kryesore është ekonomia. Iowa ka humbur 31 mijë vende pune që kur George Bushi erdhi në fuqi. Si çdo shtet tjetër, ne kemi kaluar nga sufiçit në defiçit dhe kjo është kryersisht pasojë e mënyrës sesi presidenti ka drejtuar ekonominë. Kështu që ekonomia do të jetë çështja që do të mbizotërojë zgjedhjet pëaraprake të janarit,” thotë zëdhënësi Daley.

Megjithatë, republikanët nuk kanë heshtur plotësisht. Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Des Moines të Iowas, nënpresidenti Dick Cheney tha se siguria dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë çështjet kryesore në fushatën e vitit të ardhshëm. Republikanët e shohin këtë si pikë të dobët të demokratëve, të cilët sipas anketave, shihen si më pak të aftë për të zgjidhur problemet e sigurisë kombëtare.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Drake, Dennis GOldford, thotë se kjo është arsyeja që disa demokratë përshëndetën hyrjen e gjeneralit në pension Wesley Clark në garën presidenciale.

”Ata që favorizojnë zotin Clark, mendojnë se ai mund të jetë personi që do të arrijë ta neutralizojë mendimin se demokratët janë të dobët në fushën e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme. Sipas demokratëve, nëse kjo akuzë kundër tyre neutralizohet, atëherë ata mund të filloijnë të diskutojnë rreth çështjeve të brendëshme,” thotë profesori.

Zoti Goldford thotë se problem për zotin Clark është se votuesit në Iowa nuk e njohin ende mirë atë dhe meqë lufta, për momentin nuk është shqetësimi i tyre kryesor, ata mund të priren të mbështesin ligjëvënësin Gephardt, ish guvernatorin e Vermontit Howard Dean ose senatorin John Kerry të Massachusettsit, të cilët vazhdojnë të kryesojnë.

Por, deri në janar mund të ndodhin shumë ndryshime, kështu që sipas profesorit Goldford kandidatët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi ata do të gjykohen në shtetet e tjera në bazë të standardeve që ata vendosin në Iowa.

Profesori Goldford thekson se një kandidat mund të fitojë në Iowa dhe në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, që pasojnë, duke përdorur një retorikë të qendrës së majtë, pasi votuewsit në këto dy shtete janë më liberalë. Por kjo mund të ketë pasoja negative për të në zgjedhjet e përgjithëshme, ku zakonisht vendosin votues më të moderuar.

XS
SM
MD
LG