Lidhje

Një irakian i vrarë dhe 20 të plagosur në Qerbela - 2003-10-14


Në perleshjet gjatë natës midis fraksioneve rivale shiite në qytetin e shenjtë irakian të Kerbelasë u vra të paktën një person dhe u plagosën 20 të tjerë. Njoftohet se përleshjet shpërthyen të hënën vonë, kur pasuesit e klerikut radikal, Muktada al-Sadër, një kundërshtar i fortë i pranisë ushtarake amerikane në Irak, u përpoqën të merrnin nën kontroll tempullin e Imamam Huseinit, një nga objektet më të shenjta fetare të sektit shiit në Kerbela.

Sipas dëshmitarëve, përkrahësit e al-Sadrit luftuan me armë të lehta dhe granada kundër simpatizantëve të Ajatollah Ali Husen al-Sistanit, kleriku më i lartë shiit në Irak. Ata thonë se luftimet vazhduan deri sot në mëngjes dhe se përkrahësit e al-Sadrit u tërhoqën tek një xhami tjetër, ku u rrethuan nga policia irakiane.

Policia irakiane dhe trupa bullagre, të dislokuara në qyteti si pjesë e forcës nën komandën polake, e mbyllën zonën dhe u përoqën të vendosnin rendin. Njoftohet se këto ishin përpjekjet e para me armë midis grupeve shiite në Irak, që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përmbysi Sadam Huseinin.//xh//

XS
SM
MD
LG