Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë - figurë e veçantë për shqiptarët - 2003-10-16


Më 16 tetor 1978 papa Gjon Pali i Dyte atëhere 58 vjeçar, u zgjodh si arkipeshkv i Romës, pasardhësi i 264 i Shën Pjetrit.

Ai erdhi ne krye të kishes katolike, duke zëvendësuar Papa Gjon Palin e Pare, i cili vdiq vetëm 33 dite pasi ishte zgjedhur në këtë post. Pra 25 vjet më parë, kardinali polak Karol Vojtila, Akipeshkvi i Krakovit, mori emrin Gjon Pali i Dytë, duke u bërë i pari papë jo - italian në 450 vjetët e fundit.

Që me fillimin e papatit të tij, Gjon Pali i Dytë pati një ndikim te madh në botën katolike, duke treguar një aftësi të rallë për të komunikuar drejtpërdrejt me grupe të mëdha besimtarësh. Që nga viti 1978, papa Gjon Pali i Dytë ka kryer mbi 100 udhëtime jashtë Italisë, duke vizituar rreth 130 vende e përshkuar mbi 1 milionë kilometra rrugë udhëtimi e duke folur në tubime në ndonjë rast me pjesëmarrje të mbi 500 mije veteve.

Periudha e papatit te tij cilësohet plot arritje. Papa Gjon Pali i Dyte luajti rol kryesor në zhvillimin e lëvizjes polake Solidarnost, hapi i parë ne vazhden e zhvillimeve qe me se fundi çuan në shembjne e komunizmit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Por per shqiptaret Papa Gjon Pali i Dyte ze nje vend te veçante. Kryesisht ne saje te perpjekjeve personale te papes, lumnimi i nene Terezes me 19 tetor, u perfshi ne kuadrin e veprimtarive te Vatikanit me rastin e 25 vjetorit te zgjedhjes se papa gjon palit ne krye te kishes katolike.

Ambasadori i Shqipërisë pranë Vatikanit, Zef Bushati thotë se tek Papa Gjon Pali i Dytë shqiptarët shohin mikun dhe përkrahesin e tyre të vërtetë. Me punën e tyre, Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali, thotë ambasador Bushati, jane përçuesit më të mëdhenj të paqes dhe mirëkuptimit, prandaj, shton ai, nuk është aspak e papritur që këto dy figura të nderohen së bashku në të njëjtin jubile.

Sipas një gazete italiane, Ecolo Bergamo, në muajin qershor të ketij viti, Sekretari i Shtetit i Vatikanit i dërgoi Këshillit të Kardinalëve një letër të Papës ku propozohej që me 19 tetor nënë Tereza të shpallej shenjtore, duke kapërcyer fazën e lumturimit. Thuhet se Këshilli i Kardinalëve nuk e pranoi këtë propozim dhe zgjodhi procedurën e zakonshme. Nga ana e vet, Vatikani as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar këtë njoftim.// lk //

XS
SM
MD
LG