Lidhje

3 palestinez arrestohen në lidhje me shpërthimin e djeshëm në Rripin e Gazës - 2003-10-16


Policia palestineze ka arrestuar 3 persona dhe po kërkon për dy të tjerë në lidhje me shpërthimin e djeshëm kundër një autokolone diplomatike amerikane në Rripin e Gazës.

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e tre rojeve amerikane të sigurimit dhe nxiti rritjen e trysnisë ndaj Autoritetet Palestinez që të veprojë kundër ekstremsitëve.

Zyrtarë palestinezë thanë se tre anëtarë të grupit ekstremist të njohur si Komiteti i Qendresës Popullore u arrestuan sot në kampin Xhabalia të refugjatëve, afër zonës ku ndodhi shpërthimi. Edhe për dy personat e kërkuar thuhet se janë anëtarë të këtij grupi, i cili përbëhet kryesisht nga ish anëtarë të personelit palestinez të sigurimit dhe anëtarë të pakënaqur të fraksionit Fatah të zotit Arafat.

Uashingtoni ka dërguar një ekip të FBI-së për të ndihmuar në hetime rreth sulmit dhe udhëheqësit palesatinezë kanë premtuar bashkëpunim të plotë. Presidenti Bush fajësoi Autoritetin Palestinez për sulmin e djeshëm, duke thënë se udhëheqësit palestinezë duhej të kishin vepruar shumë kohë më parë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e tij. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje udhëheqjes palestinez të veprojë menjëherë për ti dhënë fund terrorizmit.

//rd//

XS
SM
MD
LG