Lidhje

Qeveria shqiptare nënshkruan dy marrëveshje me Komisionin Evropian - 2003-10-16


Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian nënshkruan sot në Tiranë dy marrëveshje bashkëpunimi për programin Cards 2003 për Shqipërinë dhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin rajonal Cards 2003.

Marrëveshja e parë, një paketë me vlerë 46.5 milion euro, në formë granti, ka të bëjë me asistencën në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbyllur marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Ajo do të përqëndrohet në reformën për sistemin gjyqësor, atë në polici dhe në manxhimi e kufijve, bujqësisë dhe tregtisë. Ndërsa marrëveshja e dytë, ajo e programit rajonal, vë kryesisht theksin në bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.

Prorami Cards, ndryshe nga ai i mëparshmi Phare, synon forcimin e institucioneve lokale nëpërmjet reformave të gjithanshme, për t’i afruar ato me standartet e kërkuara nga procesi i integrimit të vendeve të rajonit në strukurat e Bashkimit Evropian.//lk //

XS
SM
MD
LG