Lidhje

Presidenti Bush:Kuba së shpejti do të jetë e lirë - 2003-10-18


Shtetet e Bashkuara janë përpjekur vazhdimisht për të përmirësuar marrëdhënjet me diktatorin komunist të Kubës, Fidel Kastro. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të lehtësojnë kufizimet tregtare dhe të udhtimit nëse qeveria kubane zbaton reforma politike dhe ekonomike.

Por siç tha Presidenti George W. Bush Kastroja u është përgjigjur këtyre ofertave me një raund të ri shtypjesh, duke shkaktuar zemërim të madhe në botë. “Zgjedhjet në Kubë janë ende vetëm mashtrim. Grupet e opozitës ende organizohen dhe takohen duke rrezikuar veten e tyre. Veprimtaria private ekonomike nuk lejohet të lulëzojë lirisht. Sindikatat e lira jo qeveritare vazhdojnë të shtypen. Të drejtat e pronës ende nuk përfillen dhe shumica e mallrave dhe e sherbimeve që prodhohen në Kubë janë ende të rezervuara për elitat politike. Duket qartë se regjimi i Kubës nuk do të ndryshojë me dështirë. Por Kuba duhet të ndryshojë ”

Për të ndihmuar kubanët që të bëjnë ndryshimet në Kubë, Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një komision për të ndihmuar për krijimin e një Kube të re. Mandati i këtij komisioni, tha Presidenti Bush, do të jetë planifikimi ”për ditën e lumtur kur regjimi i Kastros të ketë marë fund dhe kur demokracia të vendoset në këtë ishull.”

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të lejojnë kubanë të tjerë të emigrojnë ligjërisht në Amerikë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të organizojnë një koalicion ndërkombëtar për të çuar përpara kauzen e lirisë së Kubës dhe do të zgjerojë përpjekjet për t’i sjellë popullit kuban informacione të sakta.

Siç tha Presienti Bush, historia krenare e Kubës për të luftuar për liri do të vazhdojë. “Sot lufta për liri po vazhdon në qytetet dhe fshatrat e këtij ishulli të bukur, nepër burgjet e Kastros dhe në zemrat e çdo patrioti kuban. Gjatë gjithë luftës së tij në të ardhmen, populli kuban do t’i ketë gjithnjë Shtetet e Bashkuara një mik të pandarë. Asnjë tiran nuk mund të mbijetojë përgjithmonë kundër fuqisë së lirisë, sepse shpresa për liri ekziston në zemrën e çdo njeriu. Pra sot ne jemi të sigurt se pavarësisht nga planet dhe synimet e diktatorit Kastro,”Cuba sera Pronto Libre” Kuba do të jetë së shpejti e lirë.

XS
SM
MD
LG