Lidhje

Koreja e Veriut kryen prova me raketa kundër anijeve - 2003-10-20


Koreja e Veriut kreu në bregdetin e saj lindor një provë me raketë kundër anijeve.

Një zëdhënës i qeverisë së Koresë së Jugut tha se prova e sotme ishte pjesë e një manovre të zakonshme ushtarake koreanoveriore. Ai minimizoi rëndësinë e këtij incidenti, duke thënë se gjatë këtij viti pala veriore ka kryer edhe tri prova të tilla.

Për vite me radhë, programi koreanoverior i zhvillimit të raketave, veçanërisht i atyre me rreze të gjatë veprimi, ka ngjallur shqetësime në Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara. Dihet se vendi i varfër stalinist ka dislokuar raketa skud të prodhimit sovjetik me rreze të shkurtër, ndërkohë që ka vazhduar përpjekjet për zhvillimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.

//rd//

XS
SM
MD
LG