Lidhje

Sarajevë: zhvillohet funerali i z. Alija Izetbegovic - 2003-10-22


Në Sarajevë, me gjithë shiun e vazhdueshëm, dhjetra mijra njerëz u rreshtuan sot anës rrugëve të qytetit për funeralin e ish presidentit të Bosnjes, Alija Izetbegovic.

Shumë njerëz thërrisnin Allahu Akbar - Zoti është i Madh, ndërkohë që arkivoli i mbështjellë me flamur dërgohej me një automjet ushtarak nga ndërtesa e presidencës në atë të parlamentit.

Ndërmjetësi ndërkombëtar për Bosnjen, Paddy Ashdown mbajti një fjalim, ku e cilësonte zotin Izetbegoviç si babanë e popullit të Bosnjes. Ai e vlerësoi lart ish presidentin si shembull të tolerancës dhe tha se zoti Izetbegoviç bëri më shumë se çdo njeri tjetër për të siguruar mbijetesën e shtetit modern të Bosnjes. Zoti Izetbegovic vdiq të dielën nga zemra në moshën 78 vjeçare.

//rd//

XS
SM
MD
LG