Lidhje

Një zyrtar i lartë kinez do të vizitojë Korenë e Veriut - 2003-10-23


Kina njoftoi se një zyrtar i lartë i saj do të shkojë javën tjetër në Korenë e Veriut në kuadrin e përpjekjeve për zbutjen e tensioneve lidhur me programin e armëve bërthamore të Penianit.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtëme kineze tha sot se kryetari i Asamblesë Popullore të Kinës, U Bang Guo, do të bëjë në Penian një vizitë të vullnetit të mirë, siç e quajti ajo.

Një vizitë e tillë kishte kohë që pritej, ndërkohë që fqinjët e Koresë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara përpiqen ta bindin Penianin të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Në muajin gusht, Kina ishte mikpritëse e një raundi bisedimesh shumëkombëshe rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut, por ato përfunduan pa ndonjë përparim.

Koreja e Veriut ka bërë deklarata kundërthënëse lidhur me planet e saj për të marë pjesë ose jo në bisedimet e reja.//ii

XS
SM
MD
LG