Lidhje

Presidenti Bush në Havai - 2003-10-23


Presidenti Bush po bën një ndalesë në shtetin amerikan të Havait, pas turneut të tij në 6 vende të Azi-Paqësorit.

Synimi i ndalesës është të grumbullojë fonde për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Laura, do të vizitojnë gjithashtu përmendoren e ngritur në Pearl Harbor dhe do të takohen me njerëz që arritën të mbeten gjallë pas sulmit ajror japonez mbi këtë port gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai do të informohet më pas nga komandantët ushtarakë amerikanë para se të drejtohet për në Uashington. Sot në mëngjes, Presidenti u largua nga Australia pas një fjalimi që mbajti në një seancë të përbashkët të parlamentit, ku falenderoi këtë vend për mbështetjen e dhënë gjatë luftës në Afganistan dhe Irak.

Gjatë turneut në rajonin e Azi-Paqësorit, presidenti zhvilloi bisedime rreth terrorizmit, programit të Koresë së Veriut për armët bërthamore dhe çështjeve tregtare. // lk //

XS
SM
MD
LG