Lidhje

Luftëtarë palestinezë vrasin 3 ushtarë izraelitë - 2003-10-24


Dy grupe palestineze morën përgjegjësi të përbashkët për një sulm që u krye gjatë natës kundër një vendbanimi hebraik në Rripin e Gazës, që sipas zyrtarëve izraelitë shkaktoi vdekjen e të paktën tre ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Grupet Hamas dhe Xhihadi Islami thonë se dy persona të armatosur e kryen sulmin kundër një vendbanimi të izoluar në jug të qytetit Gaza. Zyrtarë izraelitë thonë se personat e armatosur kaluan gardhin e sigurimit në orët e para të mëngjesit dhe hapën zjarr, duke vrarë një ushtar dhe dy ushtarare. Zyrtarët thanë se në sulm mbeti i vrarë edhe njëri nga ekstremistët dhe se forcat izraelite po kërkojnë për sulmuesin tjetër.

//rd//

XS
SM
MD
LG