Lidhje

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe politika amerikane në Lindjen  e Mesme - 2003-10-24


Vëzhguesit politikë thonë se gjendja në Irakun e pasluftës dhe konflikti izraelito palestinez do të luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. Disa analistë dhe gazetarë të njohur u takuan në Washington për të diskutuar rreth ndikimit politik të zhvillimeve në Lindjes së Mesme dhe reagimit të mundshëm të votuesve hebrenj dhe arabo-amerikan ndaj tyre:

Diskutimi, i organizuar nga Instituti për Lindjen e Mesme, u mbajt ndërkohë që pesimizmi lidhur me mundësitë për arritjen e paqes midis zraelitëve dhe palestinezëve vazhdon të shtohet.

Ish-nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Frank Gaffney, thotë se Izraeli vazhdon të përballet me një kërcënim serioz nga grupet terrroriste palestineze, që kërkojnë shkatërrimin e tij. Kjo, thotë ai, duhet të jetë një faktor i rëndësishëm në politikën e presidentit që do të zgjidhet vitin e ardhshëm ndaj Lindjes së Mesme.

"Ne na thuhet vazhdimisht se sikur të bindim Izraelin që t’u bëjë lëshime territoriale fqinjëve të tyre arabo palestinezë,problemi do të zgjidhej. Por, kjo nuk do t’i jepte fund konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve dhe as që mund të bëhet fjalë për trasnformimin e atij rajoni në një zonë paqesore, siç shpresojmë ne”, - thotë analisti.

Mirëpo, M-J Rosenberg i Forumit për Politikën Izraelite, nuk u pajtua me këtë pikëpamje. Ai thotë, për shembull, se shumica e amerikanëve me prejardhje hebraike, historikisht kanë votuar për demokratët, për të ciltë ata mendojnë se mbajnë qendrim më miqësor ndnaj Izarelit, dhe do të bëjnë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm.

Por ai shtoi se Presidenti Bush mund ta rrisë mbështetjen në radhët e komunitetit izraelit në Amerikë, nëse ushtron trysni të njëjtë ndaj izraelitëve dhe ndaj palestinezëve dhe bën përpjekje më të mëdha për arritjen e një zgjidhjeje që gëzon mbështetjen ndërkombëtare.

“Nuk do të ishte mbështetje për Izraelin sikur Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin dhe të lejonin vazhdimin e kësaj gjendjeje të tmerrshme. Ekonomia e Izraelit është në prag të greminës dhe turizmi në atë vend është ndërprerë. Kështu që, unë e di se nëse presidenti Bush angazhohet në diplomatci dhe ndihmon izraelitët e palestinezët të shkojnë drejt paqes, ai do të fitonte më shumë vota”,- thotë analisti.

James Zogby i Insitutit Arabo-ameirkan thotë se politikanët amerikanë po bëhen të vetëdijshëm për rritjen e peshës së votuesve arabo-amerikanë. Ai thotë se kandidatët presidencialë do të duhet të marrin parasysh shqetësimet e kësaj pjese të popullsisë.

"Tani, tha zoti Zogby, ne jemi bërë një faktor i rëndësishëm. Në Shtetet e Bashkuara ka mbi 3 e milionë e 500 mijë arabo-amerikanë. Ne jemi një bllok i madh votuesish në shtetet Miçigan, Ohio, Pensilvania dhe New Jersey. Kush mund të mednonte se ata do të luanin rolin që luajnë tani?"

Zoti Zogby thotë se mbështetja në radhët e komunitetit arabo-amerikan për të dyja partitë kryesore politike është thuajse e barabartë. Por ai theksoi se arabo-amerikanët nganjëherë i japin një numër të madh votash kandidatit të një partie të tretë, si në rastin e Ralph Naderit, tre vjet më parë, nëse ata mendojnë se të dyja partitë kryesore nuk janë shumë të përkushtuara për arritjen e paqes në Lidnjene Mesme.

Duke folur për Irakun, ish-ambasadori Joseph Wilson, një kritik i njohur i luftës në Irak, tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më tepër mbështetje ndërkombëtare në përpjekjet për stabilizimin e Irakut.

"Zgjedhjet e vitit 2004, mund të varen nga suksesi i operaciocneve tona në Lindjen e Mesme. Sigurisht, nëse ato dështojnë, mendoj se administrata e tanishme do të përballej me vështirësi. Por unë, tha zoti Wilson, nuk dua që presidenti im të dështojë në këtë pikë. Në mënyrë që ai të jetë i sukseshëm, ne na nevojitet mbështetja ndërkombëtare."

Zoti Wilson bëri thirrje për vazhdimin e kontrollit të përgjithshëm amerikan ndaj adminsitratës së Irakut, por me ndihmën aktive të sa më shumë qeverive të huaja. në politikën e presidentit që do të zgjidhet vitin e ardhshëm ndaj Lindjes së Mesme.// lk //

XS
SM
MD
LG