Lidhje

Rilindja e shkollave irakiane - 2003-10-26


Zërat fëmijve të gëzuar e të lumtur të fëmijve irakianë dëgjohen kudo në ditën e parë të vitit shkollor. Por kësaj radhe, dita e parë e shkollës është e veçantë sepse këta janë fëmij irakianë që për herë të parë po shkojnë në shollë në liri. Kanë kaluar 6 muaj që kur kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përmbysën diktatorin Saddam Hussein nga pushteti. Që nga ajo kohë, koalicioni ka bashkëpunuar me popullin irakian në procesin e rindërtimit dhe për të vënë themelet e qeverisë së parë demokratike në Irak. Në krahinën veriore Ninevah, ushtarët e koalicionit dhe organizatat jo-qeveritate kanë rindërtuar më tepër se 800 shkolla. Shkollat që kanë nevojë për pajisje apo dritare të reja ose renovim të plotë janë ndihmuar nga truapt e koalicionit siç është kapteri i klasës së parë Rock Upchurch. Ai tha se nxenësit mezi po presin të kthehen në shkolla, e posaçërisht ata që shkojnë në shkolla të meremetuara. Shkolla Dufat-al-Neil e Bagdadit është furnizuar me mobilje të reja nga trupat e koalicionit dhe kontraktorë irakianë. Mes nxënësave të kësaj shkolle janë 2 vajzat e Faiza Noman,it e cila i tha Zërit të Amerikës se vajzat e saj ishin aq të gëzuara sa që një natë para se të hapej shkolla nuk mundën as të flinin. Në ditën e parë të shkollës, ushtarët e koalicionit dërguan pajisje shkollore të dhuruara nga civilë amerikanë. Major i ushtrisë amerikane, Greg Softy, i tha Zërit të Amerikës se kishte vendosur të përdorte internetin për të siguruar ndihmë për shkollat irakiane. ”Të gjitha këto janë dhurata nga miqtë dhe familjet e ushtarëve që shërbejnë këtu dhe këto ndihma do të vazhdojnë të shtohen ndërkohë që ndihmesa po dërgohen edhe nga disa organizata në Shtetet e Bashkuara, nga kisha dhe shkolla të tjera. Tani e tutje këto ndihma do të shtohen.” Nënkoloneli amerikan, Charles William, i tha Zërit të Ameriksë se projektet e shkollave kanë ndihmuar edhe në përmirësimin e marrëdhënjeve mes koalicionit dhe popullit irakian. ”Pa marrë parasysh se çfarë dëgjon e shikon gjetiu dhe nuk ka dyshin se ende janë disa probleme me sulmet dhe qëndrsën, por fytyrat e fëmijve nuk gënjejnë. Çfardo përpjekjesh që bëni, është ndihmë e madhe për këta fëmijve.” Ata që dëshirojnë të ndihmojnë fëmëjët itrakianë, mund të merrni informatat e nevojshme në faqen e interrnetit: WWW pikë iraqischools pikë com.

XS
SM
MD
LG