Lidhje

Zonat moçalore të Irakut jugor po përtërihen - 2003-10-26


Iraku po del gradualisht nga amullia e keqqeverisjes prej dekadash. Sot, populli irakian po përballon vështërsitë dhe sfidat ndërsa po hynë në rrugën drejt demokracisë. Presidenti Bush tha se tani po zhduken të gjitha monumentet e ndërtuara nga regjimi i Saddam Hussenit, e jo vetëm statujat e ish diktatorit.

”Por Monumentet e vërteta të sundimit dhe karakterit të tij, dhomat e torturave dhe të përdhunimit dhe qelitë e burgut për fëmijë të pafajshem janë mbyllur. Dhe ndërsa ne po zbulojmë fushat e vrasjeve dhe varret masive të Irakut, niveli i vërtetë i mizorive të Saddamit po del në shesh”, thekson Presidenti Bush.

Ato që Saddam Husseini u përpoq t’i shkatrronte, do të duhen vite për t’irindërtuar. Këtu përfshihet një pjesë e Irakut, ku për herë të parë që nga viti 1991, ujrat e lumit Eufrat kanë filluar të vërshojnë përsi. Këto ujra ushqejnë token e Madanit ose zonat moçalore arabe siç quhen ndryshe në pjesen jugore të Irakut. Saddam Husseini bëri përpjekje të mëdha për të ndërtuar kanale dhe për t’i tharë moçalet me qëllim që të ndëshkonte banorët e këtyre zonave pas kryengritjes së sektit shiit në fillim të viteve 1990.

Para kryengritjes, moçalet mbulonin një sipërfaqe prej 15 deri 20 mijë kilometrash katrore, por tani kjo zonë ka rënë më pak se 2 mijë kilometra katrore. Dhe siç vihet në dukje në raperotin e Organizatës Human Right Watch, gjatë një periudhe prej 15 vjetësh, regjimi irakian shkatrroi fshatra të tëra dhe largoi me forcë arabët e këtyre zonave nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre u ekzekutuan. Sot, numri i banorëve të këtyre zonave ka rënë nga 250 mijë që ishte 15 vjet më parë, në më pak se 40 mijë.

Para se Saddam Husseini të fillonte fushatën e shfarosjes, këto zona përbënin sipërfaqen më të madhe moçalore në Lindjen e Mesme. Arabët e këtyre zonave kanë jetuar aty për 5 mijë vjet. Jetesa e tyre ishte e lidhur ngusht me mjedisin, kryesisht me veprimtari si gjahu, peshkimi dhe kultivimi i orizit dhe elbit. Tani, me ndihmen e Shteteve të Bashkuara, zonat moçalore po përtërihen.

Në prill, pak pas përmbysjes së regjimit të Saddam Husseinit, Ali Shaheen, një inxhinjer civil irakian, hapi portat e pendave për të filluar restaurimin e këtij rajoni. E ndieva nvojëen për të bërë ç’ishte e mundur për të riparuar atë që Saddam Husseini kishte shkatrruar, tha zoti Shaheen. Tharja e zonave moçalore, theksoi ai, ishte krim.”

XS
SM
MD
LG