Lidhje

Vazhdojnë zjarret e fuqishme në Kaliforni - 2003-10-28


Në Kaliforninë jugore, zjarrfikësit po përpiqen të frenojnë zjarret e pakontrolluar të cilët tani po kërcënojnë zonat me popullsi të dendur rreth Los Angelesit.

Zjarret filluan javën e kaluar dhe kanë përfshirë 200 hektarë, kanë shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi si dhe kanë detyruar komunitete të tëra që të largohen.

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në zjarret e Kalifornisë, të cilët lëvizin me shpejtësi dhe shtrihen nga kufiri me Meksikën në jug deri në veri të Los Angelesit. Zjarret janë përhapur edhe në Meksikëduke shkaktuar vdekjen e 2 vetave.

Erërat dhe thatësira por i favorizojnë zjarret të cilët tani kërcënojnë 30 mijë shtëpi në Kaliforni. Autostradat kryesore janë mbyllur dhe trafiku ajror është çrregulluar.

Dje, Presidenti Bush shpalli ndihma të tjera federale për disa pjesë të Kalifornisë jugore që janë përfshirë nga zjarret.//ii

XS
SM
MD
LG