Lidhje

Izraeli do të ofrojë shërbime publike dhe sigurimi per kolonitë e paautorizuara hebraike në Bregun Perëndimor - 2003-10-28


Izraeli tha se do të ofrojë shërbime publike dhe sigurimi per kolonitë e paautorizuara hebraike në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor. Qeveria izraelite kishte premtuar me parë t’i shkatërronte keto koloni në kuadrin e planit të paqes.

Zyrtarët kanë premtuar se qeveria do të sigurojë furnizim me energji, me ujë, autobusë për shkollat si dhe gardhe sigurimi për 8 koloni të ndërtuara pa leje. Zyrtarët thanë se ky vendim nuk nënkupton se vendbanimet janë të ligjshme ose të përhershme.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara dënuan Izraelin për shkatërrimin e 3 godinave të larta të shtunën, të cilat po ndërtoheshin në Rripin e Gazës. Zyrtarë izraelitë thanë se shkatërrimi i godinave u bë në hakmarrje të sulmit të së premtes kundër një kolonie hebraike aty afër.

//ze//

XS
SM
MD
LG