Lidhje

Ansar al-Islam grupi armik më i madh terrorist i forvave amerikane në Irak - 2003-10-30


Ansar-al-Islam është një grup ekstremist musliman terrorist që vepron në Irak. Ky grup ka lidhje me organizatën al-Kaida të Osama bin Ladenit. Terroristët e grupit Ansar al-Islam kërkojnë të vendosin në Irak një regjim shtypës, të ngjashëm me atë të ish regjimit taleban në Afganistan. Dhe po duket qartë, thotë gjeneral-lejtnanti amerikan, Norton Schwartz, se grupi Answar al-Islam është i gatshëm të bashkëpunojë me mbeturinat e regjimti të Sadam Husseinit:

“Ka disa të dhëna për lidhje midis besnikëve të regjimit të përmbysur dhe disa prej drejtuesve të lartë të grupit Ansar al-Islam. Por, përgjithësisht, ata janë të pavarur. Grupi Ansar al-Islam është aktualisht armiku jonë më i organizuar terrorist në Irak, prandaj ne po i përqëndrojmë forcat tona kundër këtij grupi”, thotë gjenerali Schwartz.

Para luftës në Irak, grupi Ansar al-Islam e kishte bazën në Irakun verior, pranë kufirit me Iranin. Në zonat e kontrolluara prej tij, grupi kishte vendosur një sundim të stilit taleban dhe shpërthimet vetëvrasëse ishin damka e sulmeve të tij kundër objekteve kurde në Irak. Marsin e kaluar, baza kryesore e grupit Ansar-al Islam u shkatërrrua nga forcat amerikane dhe ato kurde.

Por, shumë prej udhëheqësve të tij u arratisën në Iran ose në vedne të tjera. Tani, terroristët e gurpi Ansar al-Islam po kapërcejnë kufirin për t’u kthyer përsëri në Irak. Kohët e fundit, thotë gjenerali Shwartz, turpat amerikane kapën Aso Hawlerin, një prej drejtuesve më të lartë të organizatës Ansar-al Islamit.

“Rëndësi ka fakti se ne kapëm një prej drejtuesve të tij kryesorë. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet kundër udhëheqësve të kësaj organizatës si edhe ndaj luftëtarëve të saj që veprojnë kundër trupave tona. Ne do të ndërmarrim operacione sulmuese dhe do t’i minimizojmë aftësinë e tyre”, thotë gjenerali Schwartz.

Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në koalicion nuk do të frikësohen nga këta vrasës.

“Në fakt, ne jemi edhe më të vendosur për të punuar me popullin irakian që të krijojmë kushtet e përshtatshme për lirinë dhe paqen, për arsye se një gjë e tillë është në interesin tonë kombëtar. Është në interesin afatgjatë të paqes në botë, që të punojmë për një Irak të sigurtë dhe paqesor,” tha presidenti Bush.

“Një Irak i lirë në zemrën e Lindjes së Mesme, thotë presidenti Bush, do të ketë ndikim shumë të madh historik në mbarë rajonin.//xh//

XS
SM
MD
LG