Lidhje

2 të vrarë irakianë në përleshje me trupat amerikane - 2003-10-31


Të paktën dy irakianë u vranë në përleshje midis trupave amerikane dhe protestuesve në një lagje periferike të Bagdadit. Sipas dëshmitarëve, protestuesit u mblodhën pas faljes së xhumasë për t’u ankuar rreth prishjes së kioskave të tregut nga trupat amerikane.

Protestuesit mbanin fotografi të Sadam Huseinit dhe një zëdhënës ushtarak tha se dikush hodhi një granadë kundër trupave amerikane, kurse të tjerët qëllonin me gurë dhe u vunë zjarrin objekteve përreth. Një zëdhënës tha se një ushtar amerikan u vra sot në një sulm pranë qytetit Khalidija në perëndim të Bagdadit. Dhe në qytetin Falluxha, një person u vra nga policia irakiane gjatë trazirave pranë selisë së qeverisë vendore të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Sulmuesit i vunë zjarrin ndërtesës së bashkisë së qytetit, por mesa duket ajo ishte e zbrazët në atë kohë. Falluxha përfshihet në atë që trupat amerikane e quajnë trekëndëshi suni, ku qendresa kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka qenë mjaft e madhe.

Ndërkohë, konsullata amerikane në Bagdad po paralajmëron amerikanët në qytet që të tregohen më të kujdesshëm gjatë dy ditëve të ardhshme. Në paralajmërin theksohet se ka shenja se sulme mund të planifikohen për të shtunën dhe të dielën. Nesër bëhen gjashtë muaj që kur Presidenti Bush deklaroi se operacionet luftarake në shkallë të gjerë në Irak kishin marrë fund.

/rd//

XS
SM
MD
LG