Lidhje

Kryeministri rus, i shqetësuar nga vendimi për bllokimin aksioneve të firmës Jukos - 2003-10-31


Kryeministri i Rusisë, Mihail Kasjanov, thotë se është shqetësuar nga vendimi i prokurorëve për të bllokuar aksione të firmës më të madhe të naftës në vend, Jukos.

Zoti Kasjanov tha se veprimi kundër kompanisë Jukos, aksionet e së cilës shkëmbehen në bursat botërore, është një fenomen i ri me pasoja që është vështirë të parashikohen.

Prokurorët rusë bllokuan dje afro 50 për qind të të gjitha aksioneve të firmës. Ata thonë se kjo masë do të parandalonte përpjekjet e kreut të kompanisë, Mihail Khodorkovski, dhe të bashkëpunëtorëve të tij për të shitur apo transferuar aksionet e tyre. Zoti Khodorkovski u arresta javën e kaluar nën akuzat për ryshfet dhe mospagim taksash.

Dje, presidenti rus, Vladimir Putin, zëvendësoi shefin e personelit të tij, Alexander Voloshin, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj mënyrës sesi qeveria po zhvillon procesin hetimor ndaj firmës Jukos.

//rd//

XS
SM
MD
LG