Lidhje

Irak: Shtetet e Bashkuara përshpejtojnë masat për transferimin e pushtetit - 2003-11-01


Kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, tha se Shtetet e Bashkuara po i përshpejtojnë përpjekjet për të kaluar pushtetin në duart e irakianëve.

Zoti Bremer tha se deri në muajin mars, Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë efektivin e forcave irakiane të mbrojtjes për të ndihmuar në luftën kundër sulmeve kryengritësve dhe për të kaluar sa më shpejt përgjegjësinë e sigurimit në duart e forcave vendore.

Administratori Bremer tha gjithashtu se mendon që Sadam Huseini është gjallë dhe ndodhet në Irak, por ai shtoi se nuk është e qartë nëse udhëheqësi i përmbysur po organizon shtimin kohët e fundit të shpërthimeve dhe vrasjeve kundër forcave të koalicionit dhe irakiave.

Po të shtunën, zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Irak thanë se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në qytetin verior të Mosulit. Shpërthimi i sotëm kishte në shënjestër ushtarët që po udhëtonin në makina civile.

Zoti Bremer tha se në Irak ka shenja të kërcënimeve për organizimin në Bagdad të një greve apo dite qëndrese kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se përkrahës së Partisë së përmbysur Bath të Sadam Huseinit kanë shpërndarë fletushka, në të cilën paralajmërohet për qëndresë dhe një grevë tri ditëshe.//kk//

XS
SM
MD
LG