Lidhje

BE-ja shpreh shqetësime për vendet që do të anëtarësohen së shpejti - 2003-11-05


Komisioni Evropian paralajmëroi 10 vendet që do të anëtarësohen së shpejti në Bashkimin Evropian që të veprojnë më shpejt për t’i përshtatur ligjet e vendeve të tyre me legjislacionin e këtij organizmi.

Komisioni miratoi të mërkurën raportet për të 10 vendet, duke i hapur kështu rrugën anëtarësimsit të tyre në muajin maj.

Por një zyrtar i Bashkimit Evropian thotë se në raporte paralajmërohet për “shqetësime serioze” në fusha si lufta kundër korrupsionit dhe siguria e prodhimeve ushqimore që këto vende duhet t’i kapërcejnë para majit.

Sipas raporteve, Polonia ka numrin më të madh të çështjeve për të zgjidhur, 9, ndërsa Sllovenia është më e përgatitura për anëtarësim, vetëm me 1 çështje pa zgjidhur.

Komisioni Evropian thotë se pa reforma, këto vende mund të humbasin fondet ose të mos lejohen të marrin pjesë në tregun e bashkuar. //kk//

XS
SM
MD
LG