Lidhje

Atmosfera e Krishtlindjeve dhe Matrix. - 2003-11-06


Me dimrin vjen dëbora dhe ajo sjell dhe festën e bukur të Krishtlindjeve. E pikërisht kjo festë bën që edhe industria e filmit të kountribojë tek artëdashësit me ndonjë vepër të frymëzuar nga festa më popullore në botë. Komiku Will Ferrel sjell për spektatorët komedinë me titull Elf.

Kur Buddy ishte veçse kalama, fshehurazi futet në thesin e lodrave të Santës dhe përfundon në Polin e Veriut, ku ai rritet si një ndihmës i plakut të vitit të ri, Santës.. Meqenëse ai është një përson i zakonshëm, trupi i Buddit rritet sa tre here ndihmësit e vërtetë të Santës, kështu që vendosë të rikthet në vendin e tij të lindjes për të kërkuar familjen e tij në qytetin e zhurmshëm të New Yorkut.

Por fatkeqësish familja e tij nuk beson në plakun mjekërbardhë të dimrit dhe sidomos vëllai i tij 8 vjeçar. Dhe më e keqja, duket se familja e tij e ka harruar kuptimin e vërtetë të krishtlindjeve. Duke përdorur mënyrat e tij të thjeshta prej ndihmësi të Santas, Buddy fiton ndaj familjes së tij duke sjellur festën e bukur të Krishtlindjeve në New York, me shpresën se ka gjetur vendin e tij të vërtetë në botë. Filmi del sot në kinema.

Seriali i tretë i filmit fantastik me titull, "The Matrix Revolutions", i vë kapakun filmit fitimprurës me aktor kryesor Keanu Reves. Pjesa e tretë dhe e fundit vëndos fituesit dhe humbësit e betejës ndërmjet kompjuterit dhe njeriut.

Në këtë episod shtohen shqetësimet për mbijetesë të Neos, Trinity dhe Morpheus...në luftën e tyre kundër makinës që sistematikisht e ka kthyer racën njerëzore në skllevër në Matrix. Duke duke shprehur më shumë besim në forcën e tij, Neo e kupton plotësisht se ka veti supernatyrale për të parë të gjitha kodet e makinës kopjuterike dhe për të luftuar kundër viruseve të saj.

Ndërkohë më shumë njerëz që po mundohen të jetojnë në botën reale, janë zgjuar nga Matrix. Me rritjen e numrit të tyre, makinat pushtojnë planetin Zion, qendrën e rezistencës njerzore, që konsiderohet si qyteti i fundit i botës reale.

Dhe nga zhvillimet e tjera veçojmë.

Arnold Schwarzenegger po bëhet gati për rolin e tij të ri. Terminatori, do të betohet si guvernator i Kalifornisë me 17 Nentor.

Mel Gibson po e provon se arti me të vërtetë imiton jetën. Aktori po punon për një serial televiziv me kanalin ABC rreth punës së një babai për rritjen e pesë djemve. Gibson dhe gruaja e tij kanë 7 fëmije, 6 prej tyre djem.

XS
SM
MD
LG