Lidhje

KOSOVË: Nebojsha Coviq anullon një vizitë në Prishtinë për “shkaqe sigurie - 2003-11-08


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Harri Holkeri, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Nebojsha Coviq, pas anullimit të një udhëtimi në Prishtinë nga ana e këtij të fundit.

Zyrtarët serbë thanë se vizita ishte anulluar për “shkaqe sigurie”, por pa dhënë shpjegime se cilat ishin shqetësimet e tyre. Zëdhënësi i Misioni të Kombeve të Bashkuara, Sunil Narula, tha ndërkaq se Misioni nuk ka shqetësime të një natyre të tillë. Ai tha se pas anullimit është zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën cështje kryesore ishte plani që pritet të hartohet për përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare para zgjidhjes së statusit politik të Kosovës.

Shefi i Misionit Harri Holkeri e informoi zotin Coviq për procesin që pritet të ndjek UNMIK-u së bashku me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, për përmbushjen e stabdardeve, që do të mundësoni krijimin e një shoqërie paqësore dhe shumetnike në Kosovë”, tha zëdhënësi Narula. Misioni punon lidhur me këtë cështje në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe Grupin e Kontaktit në veçanti, si dhe me institucionet e përkohshme të Kosovë, përfshirë edhe pjesmarrësit e pakicës serbe ne qeveri. Zoti Holkeri sërish ka nënvizuar se, askush përvec Kombeve të Bashkuara dhe bashkësisë nbdërkombëtare nuk mund të thotë fjalën e fundit rreth dokumentit mbi standardet.

Përmbushja e standradeve para statusit politik të Kosovës është riaktualizuar pas vizitës së ndihmës sekretarit amerikan të shtetits Marc Grossman, I cili gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë të mërkurën tha se standardet duhet të operacionalizohen deri kah mesi i viti 2005 dhe nëse vlerësohet se ato janë përmbushurn atëherë mund të fillohet me procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Kjo ishte hera e parë që u debatua për konrektizimin dhe afatizimin e përmbushjes së standardeve, një kërkesë kjo e përsëritur nga institucionet vendore në Kosovë.

Qëndrimi I zotit Grossman, këtu vlersohet si një ngjarje shumë e rëndësishme e cila do të mund të lëvizte nga vendi zhvillimet e ngadalësuara politike në Kosovë, ndërsa për përfaqësuesit shqiptarë, kjo është ngjarje e vecantë, meqë siq thonë ata, paraqet riangazhim të administratës amerikane në Kosovë, që është edhe kusht për një process të qëndrueshëm politik.

Së këndejmi, ata shprehin besimin e se do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre deri në vitin 2005, për t’I hapur rrugë zgjidhjes përfundimtare.

Stndardet të cilat së pari u publikuan së pari nga ish shefi I UNMIK-ut, Michael Steiner, përfshijnë pos tjerash, lirinë e lëvizjes, kthimin e të zhvendosurëve, ekonominë e tregut, luftën kundër krimit të organizuar, Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe dialogun me Beogradin.

//ss//

XS
SM
MD
LG