Lidhje

Familjet e viktimave të Srebrenicës do të ngrenë padi ndaj OKB-së - 2003-11-09


Të afërmit e të masakruarve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes thonë se do të ngrenë padi ndaj Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë hollandeze pasi ata nuk arritën ta mbronin atë zonë.

Avokati i familjeve, Semir Guzin thotë se ato po kërkojnë 590 milionë dollarë si dëmshpërblim për rreth 8 mijë burrat dhe djemtë që u zhdukën nga fshati në korrik 1995 dhe besohet të jenë vrarë nga trupat e serbëve të Bosnjës.

Familjet e viktimave thonë se Kombet e Bashkuara e kishin deklaruar atë zonë të sigurt, megjithatë paqeruajtësit hollandezë të vendosur në Srebrenicë nuk bënë përpjekjet e duhura për të ndaluar vrasjet.//kk//

XS
SM
MD
LG