Lidhje

4 irakianë të vrarë nga shpërthimet në Basra - 2003-11-11


Katër civilë irakianë humbën jetën nga shpërthimi i një bombe ne qytetin e Basrës në jug, ndërkohë që njoftohet për një shpërthim pranë një gjykate në Bagdat.

Bomba në Basra shpërtheu anës një rruge që përdoret shpesh nga trupat britanike. Por sot, në momentin e shpërthimit, aty po kalonte një autobus me irakianë civilë. Në Bagdat ndërkohë policia irakiane thotë se 6 veta u plagosën nga shpërthimi para gjykatës së apeleve.

Në Bagdat dhe qytete të tjera të Irakut, ka patur shpërthime të shumta bombash që drejtohen kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarëve lokalë që mbështesin koalicionin. Komandanti i forcave amerikane në Irak tha se forcat e koalicionit kanë ndaluar disa mijëra njerëz, mes tyre 20 persona që dyshohen se kanë lidhje me rrjetin terrorist Al-Kaida. Gjenerali Rikardo Sançez shtoi gjithsesi se pas hetimeve të mëtejshme dhe marrjes së tyre në pyetje ende nuk ka prova përfundimtare se ata janë anëtarë të Al-Kaidës.

//rd//

XS
SM
MD
LG