Lidhje

Arrestohen të dyshuar për shpërthimin e së shtunës në Riad - 2003-11-11


Në Arabinë Saudite, forcat e sigurimit thanë se kanë arrestuar persona të dyshuar në lidhje me shpërthimin e ditës së shtunë në Riad dhe mbreti Fahd u zotua se do të ndërmerret një fushatë e ashpër kundër ekstremistëve myslimanë.

Zyrtarë të sigurimit nuk dhanë hollësi rreth personave të dyshuar apo lidhjeve të tyre me shpërthimin e makinës bombë që shkaktoi vdekjen e të paktën 17 vetave në një kompleks banimi. Sipas agjencisë saudite të lajmeve, mbreti Fahd i bëri thirrje qeverisë që të veprojë me grusht të hekurt kundër atyre që ai i cilësojë si kriminelë që kryejnë sulme të tilla.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se një revist arab ka marrë mesazhe elektronike nga persona që pretendojnë të jenë operativë të al-Kaidës, të cilët marrin përgjegjësinë për sulmin.

//rd//

XS
SM
MD
LG